Fier

Apoloni, Fier

Min: 19.7°C
/
Max: 34.7°C

Fieri

Fieri është një nga qytetet kryesore dhe të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë emri i Fierit ndeshet në dokumentet osmane të vitit 1737. Atëherë quhej Fierza dhe nuk ishte tjetër veçse një fshat i vogël me disa shtëpi të vogla.

E diskutueshme ka mbetur edhe origjina e emrit Fier për të cilin sot ekzistojnë dy hipoteza. E para është ajo e studiuesit Hysen Emiri, i cili mendon se emri Fier rrjedh nga italishtja ‘’Fiera’’, që do të thotë panair. Sipas tij, këtë emër ja vendosën këtij vendi tregtarët venedikas që merreshin me blerjen e produkteve bujqësore-blegtorale në panairin që zhvillohej pranë kishës së Shën Gjergjit, ndoshta që nga koha e Mesjetës, kohë prej nga ka nisur të përdoret ky emërtim.

Hipoteza e dytë mbi origjinën e emrit Fier është ajo e studiuesit Toli Shabani. Ai thekson se ky emër ka origjinë bimore, pra vjen nga bima e fierit. Pika më e fortë e kësaj teze është se, në të gjithë zonën e Myzeqesë së Vogël mbizotërojnë toponimet me origjinë bimore si: Sheq, Marinas, Marinëz, Frashër, Sheqishtë, Qarr, Pishë, Fikth, Kallam, Shkozë, Drizë, etj

Share

Facebook
LinkedIn
Email
X

Pikat e Interesit

Zbulo Fierin