Porta e Pashait

“Porta e Pashait” është një monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar me gurë të skalitur dhe zbukurime artistike të punuara me mjeshtëri të lartë. Ajo u ndërtua në gjysmën e dytë të shek. XVIII, gjatë sundimit të Ahmet Kurt Pashës, i cili qeverisi Beratin nga viti 1764 deri në 1787. Porta ishte pjesë e një kompleksi sarajesh të ndërtuara nga Pasha, dhe mban këtë emër prej më shumë se dy shekujsh. Sipas studiueses Fatbardha Shkupi, ndërtimi i saj i atribuohet gjyshit të mjeshtrit Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit.

Facebook
LinkedIn
Email
X