Kisha katolike “Shën Luçia” me kambanore, është ndërtim i vitit 1909. Kisha paraqet një ndërtim kulti me ambientet përkatëse funksionale të tij. Ajo njihet njëkohësisht edhe si qendër e rëndësishme ku meshonte kleriku patriot Dom Nikoll Kaçorri (1862-1917). Ky personalitet me një reputacion mbarë qytetar ishte edhe nismëtar e mbështetës i ideve të lëvizjes patriotike për mësimin e gjuhës shqipe dhe për mëvehtësinë e Shqipërisë.
Në qelën e kësaj kishe mblidheshin patriotët durrsakë, nga ku janë marrë vendime të rëndësishme që ndikuan në ngjarjet historike të qytetit, siç qe edhe ngritja e flamurit kombëtar në Durrës më 26 nëntor 1912.