Në Ishëm është ndërtuar Bazilika, e njohur sot si Bazilika në Gjuricaj. Në gjëndjen e ruajtur sot ajo ka përmasa 47 X 20 m. Kisha është e tipit bazikal, njëkonshe me tre Nefe. Në një kohë me të vonë (shek.VII-të), brenda nefit qendror është adaptuar një kapele e vogël. Nga monumenti ruhet në një gjëndje relativisht të mirë një pjesë e mureve, dyshemetë dhe disa detaje arkitektonike prej mermeri.
Sipas studiuesit Halil Myrto, objektet e zbuluara në këtë Bazilikë, datojnë në shekullin e IV – III p.e.s, si dhe në shekullin V–VI të e.s. Kisha është e ndërtuar me muraturë guri dhe breza prej 5 rradhë tullash të lidhura me llac gëlqeror. Mbi dyshemenë e objektit janë gjetur detaje arkitektonike prej mermeri si: kolona (të fragmentuara), kapitele, imposte, pllaka ikonastasi e pllaka të tjera me dekoracion në reliev. Sipas autorit janë zbuluar dhe objekte që dallohen në periudhën helenistike, në shekujt e parë të erës sonë, si dhe në mesjetën e mesme e të vonë.