Muzeu Arkeologjik

Muzeu Arkeologjik është përuruar më 13 prill 2002 mbi bazën e materialeve të Muzeut të parë arkeologjik, i hapur më 13 mars 1951. Ekspozita është organizuar në tre pavione sipas periudhave historike. Salla e parë fillon me vitrinën e gjetjeve prehistorike në qytet dhe në zonat përreth. Në rend kronologjik ndiqet pandërprerje historia e qytetit në periudhën arkaike, klasike dhe qytetare ilire deri në shek.I p.e.re.

Në vazhdim shpaloset zhvillimi topografik, ekonomik, politik e kulturor i Dyrrachiumit romak. Në aspektin tematik ky qytet dëshmon praninë e një popullsie autoktone ilire me botë të pasur shpirtërore. Durrësi paraqitet qendër me ekonomi shumëdegëshe dhe që tregtonte me shumë qendra mesdhetare. Periudha mesjetare përshin 15 shekuj, nga shek. V-XV dhe mbyllet me periudhën turke.

Facebook
LinkedIn
Email
X