Libofshë

Buzë deltës së Semanit gjatë bregdetit Adriatik ndodhet fshati i rrallë turistik, Libofsha, i banuar sipas studiuesve, që në kohërat e lashta të neolitit. Në këtë fshat gjenden 15 kisha të bukura, katër prej të cilave gëzojnë statusin Monument Kulture të mbrojtura nga shteti.

Kishat historike të Libofshës me stil arkitekturor të veçantë janë kisha e bukur e Shën Gjergjit, në lindje të fshatit; kisha e Shën Kollit në Vanaj e ndërtuar në vitin 1777; kisha e Shën Mërisë e ndërtuar në vitin 1782, pjesë e manastirit të Kolkondasit, i ndërtuar në vitet 1814-1815 nga Ali Pashë Tepelena për nder të murgut Kozma. Në këtë manastir pranë fshatit Kolkondas zhvillohet çdo 24 gusht festa dhe panairi lokal i zonës. Libofsha njihet gjithashtu si fshati i shkollës së parë shqipe në Myzeqe. 

E pozicionuar buzë Semanit, Libofsha bart edhe potenciale të turizmit bregdetar. Vija bregdetare e Adriatikut që lag këtë fshat është përreth 8 km e gjatë dhe përgjatë tij përveç lumit Seman krijohen edhe ligatina si meandrat e bukura plot penelata të Semanit si dhe plazhe të këndshme, ku veçohet ai i Ndërnënasit. Vizitorët e shumtë që vijnë në Libofshë, përvec kulturës dhe historisë zbulojnë edhe ushqimin tradicional bio të fshatit.z

Facebook
LinkedIn
Email
X