Fshati Kallmet, në rrethin e Lezhës shtrihet nën vargmalin e Velës dhe fushën e Zadrimës. Kallmeti është një vendbanim i lashtë, pasi në të gjithë shtrirjen e fshatit janë bërë zbulime arkeologjike, të cilat dëshmojnë që fshatit ka qenë i banuar që nga periudha e gurit të ri e deri në antikitetin e vonë.
Kultura, veshjet, prodhimet zonale e kanë prezantuar këtë fshat si një njësi etnografike të veçantë në rrethin e Lezhës. Në Kallmet gjeni edhe monumente kulturore siç është Kisha e Eufemisë, një vend i shenjtë i shekullit XIII, i cili vizitohet nga besimtarë të krahinave veriore të Shqipërisë.