Piktogramet e Rubikut

Në tërësinë e tij, arti shkëmbor i Rubikut është i ndarë në dy panele të cilat përmbajnë të paktën tetë figura, shtatë nga të cilat të pikturuara me bojë të bardhë, ndërsa njëra është e gdhendur. Pikë së pari, prania e dy teknikave të ndryshme në aplikimin e artit shkëmbor, e bën të nevojshme konsiderimin e mundësisë së pranisë të dy fazave të veçanta në kronologjinë e këtij rasti.

Për më tepër, forma e figurës së gdhendur, si dhe analogjitë e qarta të figurave të pikturuara me ato të artit skematik mesdhetar, konfirmojnë ngjashmëritë e vëna re me Shpellën e Shkruar të Lepenicës por dhe më gjerë. Një sërë ngjasimesh me raste analoge janë sugjeruese më shumë për datimin e artit shkëmbor me pikturim në periudhën e bronzit të hershëm ose përgjithësisht përgjatë mijëvjeçarit të tretë para Kr.

Facebook
LinkedIn
Email
X