Traditional Guest House Përmet

Traditional Guesthouse Përmet, është modeli i përkushtimit, sakrificës, për të reailzuar ëndrrën e rijetëzimit të shtëpisë së të parve, si një destinacion i promovimit të vlerave historike, kulturore dhe kulinare të zonës me synim ruajtjen e traditës mikpritëse në harmoni me natyrën.

Një shtepi shumë e rrallë e kësaj krahine, 7 dhoma me 30 dritare, me një lartesi porte hyrse 2.5 metra e gjatë, e cila është goditur gjatë luftës me top dhe nuk u prish. Në brendësi të saj do të gjeni një mini muze, koleksion privat me mbi 2,000 objekte qindra-vjeçare të cilat mund të vizitohen nga turistët. E më andej, dy dalje sekrete për tu arratisur drejt kodrës, një labirinth që ju mbetet Ju për ta zbuluar.

Facebook
LinkedIn
Email
X

Nuk u gjetën terma të lidhura.