Bazilika e Shën Mëhillit, Arapaj

Bazilika e ‘Shën Mëhillit’, është ndërtim kulti i fillimit të shek. VI-të, i kohës së perandorit bizantin Justinian (527-565). Ndodhet 6 km larg Durrësit në faqen perëndimore të kodrës “Shën Mëhill”, përballë plazhit “Iliria”. Është zbuluar plotësisht dhe ka përmasa 65x28m. Nga ana arkitektonike paraqet një bazilikë tre nefshe me tre absida përkatëse. Ka dy anekse anësore në veri e jug si dhe atriumin (oborr i brendshëm me kolonada).

Ngjitur me nefin jugor ndodhet një varr monumental (martirium), mbuluar me një shtresë mozaiku trajtuar në dy emblema, me subjekt nga krishtërimi i hershëm, me sipërfaqe prej 54m². Motivet e zgjedhura, figurat, teknika e punimit, gurët shumngjyrësh e klasifikojnë këtë mozaik si vepër arti unikale e periudhës bizantine e shek. VI-të, vepër e mjeshtrave mozaiçistë të qytetit të Durrësit.

Facebook
LinkedIn
Email
X