Fortifikimi I Kepit të Rodonit

Ndër fortifikimet e ngritura nga Skënderbeu për të mbrojtur vendin në luftën kundër pushtimit Turk, bën pjesë dhe Kështjella në Kepin e Rodonit, e njohur me toponimin “Kështjella e Skëndërbeut”, e cila është ndërtuar rreth vitit 1460. Kështjella kishte planimetri drejtëkëndeshe dhe ishte e pajisur me 4 kulla mbrojtese në çdo qoshe të saj. Ajo u rrënua nga Turqit në vitin 1467 dhe u rindërtua nga Venediku 33 vite më vonë. Në ditet tona ruhen kryekulla me lartësi 10 m, dhe disa mure mbrojtëse me trashësi 3.5 m.

Facebook
LinkedIn
Email
X