Kisha e Apostull Pavlit dhe Shën Astit u ndërtua gjatë viteve 1994-2002, dhe u përurua më 3 Maj 2009. Apostull Pavli njihet si predikuesi i parë i fesë së krishterë në Iliri. Në kujtim të tij ka qenë ndërtuar një kishë në skajin verior, në “Kepin e Palit” sot “Kepi i Pallës”. Shën Asti është martiri i parë, i cili u martirizua në vitin 100 të e.re. në Durrës, në periudhën e perandorit romak Trajan (98-117).