Kisha e Shën Mitrit, ndodhet në lagjen “Kala” në kalanë e Beratit dhe muret e saj janë ndërtuar me gurë gëlqeror të lidhur me llaç balte. Mbi portën jugore gjendet një mbishkrim që tregon se afresket brenda kishës janë pikturuar në vitin 1607 Hajat, një strukturë e shtuar më vonë që e rrethon kishën nga tri anët, ruan gjithashtu një mbishkrim në pjesën jugore që daton rindërtimin ose përforcimin e saj në vitin 1774.