Kisha e Shën – Ndoit ndodhet afër bregut të detit në veri të kalasë së Skëndërbeut në Kepin e Rodonit. Kisha i përket tipit arkitekturor romaniko – gotik dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XIII-të. Burimet e shkruara përmendin se në afërsi të Kepit kishte edhe tri kisha të rëndësishme: Kisha e Shën – Marisë, ajo e Shën Anastasisë dhe e Shën Kollit, ku ushtronin aktivitetin e tyre kuvendet françeskane. Në muret veriore e jugore të Kishës kalojnë mbi pilastra harqe të verbër me profil të mprehtë. Në murin lindor ndodhet absida gjysëm rrethore, në brendësi dhe në anën e jashtme. Brenda kishës, mbi muraturë shihen dy shtresa pikture murale. Sipas historisë thuhet se Skëndërbeu ka kaluar pushime për rastin e martesës së tij. Kisha është restauruar në vitin 2003.