Kisha e Shën Spiridhonit

Kisha e Shën Spiridhonit, e rindërtuar në vitin 1864, ndodhet në qendër të lagjes Goricë dhe përfaqëson një shembull të stilit bazilikal me tre nefet dhe enterier të zbukuruar me stuko-relieve dhe kolonada guri që mbajnë harqe arkadash Më 20 nëntor 1990, e para pas rënies së regjimit komunist, kjo kishë rihapi dyert për meshën e parë publike në vend, duke u bërë simbol i rilindjes së besimit ortodoks në Shqipëri. Deri në vitin 2009, ajo shërbeu si katedralja kryesore e qytetit, duke mbajtur të gjitha ritualet fetare ortodokse për komunitetin e Goricës.

Facebook
LinkedIn
Email
X