Lagjia Goricë

Lagjja “Goricë” ndodhet në një kodër përballë qytetit të Beratit, e ndarë prej tij nga lumi Osum dhe e lidhur historikisht me urën e Goricës. Ajo shtrihet nga brezi i sipërm me banesa të vogla e të ngjeshura, deri te brezi i poshtëm pranë lumit, ku gjenden shtëpi më të mëdha me çardak, të shek. XVIII, të ndërtuara nga shtresa të pasura. Pas tërmetit të vitit 1851, shumë nga shtëpitë u rindërtuan, gjë që pasqyrohet në stilin arkitektonik të sotëm. Në qendër të lagjes ndodhet kisha e Shën Spiridhonit, një monument i rëndësishëm historik dhe fetar.

Facebook
LinkedIn
Email
X