Është objekt përkujtimor i të rënëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të kampeve naziste. Mauzoleu u projektua nga arkitekt Kristo Sotiri (1870-1953). Punimet filluan në vitin 1947. Është i pari dhe i vetmi i këtij lloi, si mauzole në vendin tonë. Kompleksi i “Mauzoleut të Dëshmorëve” ka planimetri në formë harku.
Përbëhet nga tri pjesë kryesore: godina e Mauzoleut, shkallarja dhe lulishtja. Eshtrat e dëshmorëve janë futur në nishe (kamera) të veçanta. Kurse për të rënët në kampet naziste janë përdorur varre përkujtimore (varre pa eshtra). Në dy pllaka mermeri janë shkruar me germa bronzi emrat e të internuarve në kampet naziste.

