Memoriali i kushtohet Mujo Ulqinakut (1896-1939), “Hero i Popullit”, një ndër luftëtarët e parë të qëndresës së armatosur kundër pushtimit fashist italian më 7 prill 1939. Memoriali u realizua nga “Skulptori i Popullit” Kristaq Rama. Mujo Ulqinaku lindi në qytetin e Ulqinit në familjen e një detari. Kishte gradën nënoficer në repartin e marinës në Durrës.
Ai u pozicionua në vijën e parë të luftimit që në orët e para të pushtimit fashist italian. Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarët e tij, me qëndresën dhe patriotizmin e tyre treguan trimëri të pashoq.