Parku i Osumit shtrihet në shëtitoren përgjatë lumit Osum, në pjesën e qytetit modern të Beratit. Ka një gjatësi prej 1.47 km, sipërfaqe totale 16.500 m2 dhe është një nga atraksionet më të preferuara natyrore në jetën e qytetit. I pozicionuar në zonën fushore si dhe për nga pasuria bimore, ky park plotëson dhe ekulibron peisazhin urban të qytetit.
Në këtë park gjelbërojnë një shumëllojshmëri drurësh me trajta, ngjyra e madhësi kurorë të ndryshme, blir, gështenjë e egër, rrap, ligustër, cdra, pisha e butë, plepa, frashër, selvi, palma, panjë, mana, ullinj, mështekna, shelg lotues, manjola etj.