Në lashtësi, Grisa shërbente si nyje lidhëse mes disa fortesave të rëndësishme të zonës ,përkatësisht kalasë së Lekës në fshatin Rajë, asaj të Selimajt dhe qytezës së Rosujës. Kjo tregon për një rrjet të organizuar mbrojtës dhe komunikimi në zonën e Tropojës gjatë epokave të hershme. Vendndodhja e saj e favorshme mbi një luginë e bënte të përshtatshme për kontrollin e rrugëve tregtare e ushtarake.