Rotonda, Forumi Bizantin

Shesh-tregu i periudhës bizantine është ndërtuar në qendrën tradicionale të Dyrrahut antik. Ai kishte një pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike dhe fetare të periudhës bizantine. Paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një shesh-tregu të hapur, rrethor me portik.

Në qendër të shesh-tregut ka një podium dhe një pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë deri pranë kolonadës me një perimetër 40m. Përreth këtij portiku në formë rrezore ngriheshin ambiente shërbimi. Teknika e ndërtimit, materiali i përdorur dhe shtresa kulturore e datojnë këtë monument si bashkëkohës të ndërtimeve publike të perandorëve Anastas e Justinian në fillim të shek. VI e.r.

Facebook
LinkedIn
Email
X