Shtëpi me çardak e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX-të. Në vitet ’30 të shek. XX-të ka qenë edhe seli e konsullatës angleze. Kjo ndërtesë për vlerat e saj arkitekturore është shpallur
“Monument Kulture”. Pas restaurimit të saj në vitin 1983, u vendos “Ekspozita e Kulturës Popullore”. Në tre dhoma ekspozite, shpalosen vlerat artizanale të trevës së qytetit tonë dhe të rrethinave të tij. Dy dhoma të tjera i janë kushtuar figurës së aktorit me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, emërtuar “Dhoma Muze Aleksandër Moisiu”. Moisiu kreu shkollën fillore në Durrës, dhe për këtë arsye në vitin 1928 shkroi kujtimet e tij në formë skice me titull “Ëndërr fëmijërie”.