Termet Antike

Termet publike (poshtë Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, Durrës) u zbuluan pothuajse plotësisht në vitin 1960. Për nga madhësia dhe ambientet e brendshme, këto terme kanë qenë pjesë e gjimnazit të qytetit. Në to ruhen harqet e furrës, muret si edhe dyshemeja e ambienteve. Në fillim është dhoma e apodyteriumit (dhoma e zhveshjes) që pasohet nga tepidariumi (dhoma e djersitjes) e cila ka nën dysheme tulla hipokauste për kalimin e avullit të nxehtë.

Në vazhdim, në drejtimin jugor, është frigidariumi (dhoma me ujë të ftohtë) dhe në fund pishina. Shtrimi i dyshemes është me pllaka mermeri, bardh e zi, në formë fushe shahu. Në jugperëndim të Termeve, ndodhet kompleksi i kanaleve shkarkuese dhe mbi te shtrihet rruga kryesore e periudhës romake me drejtim verior (Rruga “Aleksandër Goga”) .

Facebook
LinkedIn
Email
X