Xhamia e Madhe

Xhamia e Madhe u ndërtua në vitin 1938. Pozicioni i zgjedhur topografik me fasadë nga Lindja plotëson ansamblin e ndërtimeve publike në sheshin qendror të qytetit. “Lëvizja kundër fesë, paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike” e 6 shkurtit 1967, prishi kupolën dhe minaren e saj, dhe e transformoi në institucion kulturor, emërtuar “Pallati Rinia”. Pas viteve ’90 Xhamia e Madhe u rikthye në funksionin e saj si ndërtesë kulti dhe e ruajti arkitekturën fillestare. Ndërtimet u kryen në dy faza: gjatë viteve 1992-1994 dhe më vonë gjatë viteve 2004-2006.

Facebook
LinkedIn
Email
X