Bulqiza kufizohet në veri me Dibrën, në perëndim me Klosin, në jug-perëndim Tiranën, në jug me Librazhdin dhe në lindje me Republikën e Maqedonisë.Qendra administrative është qyteti Bulqizë.Bulqiza ka ne administrim dy qytete (Bulqize, Kraste) dhe 63 fshatra.
Relievi kodrinor-malor përcakton si burime kryesore gjeneruese bujqësinë dhe blegtorinë, por pa harruar edhe industrinë e nxjerrjes së kromit dhe atë të pasurimit të mineralit të kromit, ku rajoni i Bulqizës është mjaft i njohur. Ndërkohë, një tjetër burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni konsiderohet edhe turizmi malor familjar si dhe ngritja e qendrave për grumbullimin e bimëve medicinale, me të cilat zona është mjaft e pasur.

