Lumi i Gashit është një prej dy rezervateve natyrore shqiptare të pëfshirë në listën e trashëgimisë botërore të natyrës të UNESCO-s. Me një sipërfaqe prej 3000 ha, lugina e Gashit gjendet në pellgun e parkut kombëtar të Valbonës, në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar.
Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit mbulohet me pyje të virgjëra ahu e këto pyje të lashta janë arsyeja pse Shqipëria i është bashkuar 12 vendeve të tjerë në listen e UNESCO-s.
Në afërsi të Lumit të Gashit ndodhen liqenet akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës, të cilët i dhurojnë gjithë zonës një pamje përrallore. Ky lumë shqiptar këndon këngën e ëmbël të së paprekurës dhe ofron një strehë të qetë për ata që kërkojnë të kridhen në bukurinë e tij natyrore.
Kjo mrekulli natyrore ruan një nga natyrat më të paprekura në Shqipëri, që soditen e tërheqin përditë më shumë!