Dhërmiu një fshat bregdetar në rrethin e Himarës, njihet për plazhet e tij me ujëra të thellë blu të Detit Jon, shtëpitë me çati prej gurësh dhe kulme të kuqe. Në fshat ndodhet manastiri i Shën Teodorit dhe plazhi i Alevratit, që tërheqin banorët lokalë dhe turistët. Dhërmiu magjeps me natyrën e tij të gjelbëruar plot me pemë ulliri e portokaj, plazhet e thella blu të detit Jon, shtëpitë e bukura me pllaka guri dhe çatitë e kuqe. Fshati tipik mesdhetar, pjesë e krahinës së Himarës, përbëhet nga tri lagje Kondraqa, Gjileka dhe Dhërmiu. Në kodër ndodhet edhe manastiri i Shën Theodhorit.
Ndër thesaret e kaltër të Dhërmiut, të synuara nga vizitorë vendas e të huaj çdo vit e më shumë, veçojmë plazhin Alevrat, një gji i vogël shkëmbor me ujë të kristaltë; Shpellën mesjetare të Piratëve, për të cilën shkroi shkrimtari ynë Petro Marko; gjirin e mahnitshëm të Gjipesë me rërë të bardhë të imët si dhe plazhin e Gramës, një tjetër margaritar i rivierës joniane.
Në udhëtimin përgjatë Rivierës Shqiptare mes Llogarasë, Dhërmiu ndodhet 210 km nga kryeqyteti Tirana, 52 km në jug të Vlorës dhe 72 km në veri të Sarandës.