Mbi marrëzinë e Spaçit shtrihet një copë parajsë. Itinerari i ngjitjes nga Spaçi në Malin e Munellës është konsideruar si “Itinerari i kalimit nga ferri në parajsë”, ku Gurth Spaçi është stacioni i pushimit dhe i rigjenrimit. Gjendet në lartësinë 1000 metra mbi nivelin e detit ndërmjet burgut të Spaçit dhe Malit të Munellës. Paqja shtrihet anëkënd në këtë vend, në gjirin e një natyre me hijeshi përrallore, me kushte klimatike shëruese. Dikur qëllimisht të izoluara dhe të privuara nga jeta, sot presin miq, vizitorë e turistë të shumtë.







