Lëpushë

E fshehur mes majave madhështore të Alpeve Shqiptare, fshati Lepushe është një nga destinacionet më të veçanta malore të veriut të Shqipërisë, që magjeps vizitorët me bukurinë e saj natyrore dhe mikpritjen e ngrohtë tradicionale.Peizazhi i Lepushës është një kartolinë e gjallë: lugina të gjelbra, pyje të dendura, livadhe alpine dhe male që ngrihen krenare mbi horizont, si maja e Vajushës dhe ajo e Berizhdolit. Ajri i pastër dhe qetësia absolute e bëjnë këtë vend ideal për ata që kërkojnë pushim të vërtetë në natyrë.Por përveç bukurisë natyrore, Lepusha është edhe një festë për shijet. Kulinarisë tradicionale i jepet një vend i veçantë në përvojën e çdo vizitori.

Facebook
LinkedIn
Email
X