Lukova

Mes dy kodrinave të veshura me plantacione ullinjsh e portokajsh, gjendet Lukova e bukur, një nga fshatrat karakteristikë të rivierës joniane, e cila ndodhet mes Sarandës dhe Himarës, 30 minuta larg secilit prej dy destinacioneve turistike të Shqipërisë së jugut.                                 

Bregdeti i saj strehon një numër të madh plazhesh të vogla intime me pamje unike dhe të rrethuara me pyje e kodra të gjelbëruara, që rrinë në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon.                                

Banesat e fshatit lidhen me rrugë me plazhet dhe shpellat, ndërsa rrugët karakteristike të çojnë në oborret me pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qendër të fshatit mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit, Një nga thesaret e trashëgimisë së Lukovës është Kisha e Shën e Premtes, e tipit bazilikë, e cila është ndërtuar mbi një kodër.

Klima bregdetare e Lukovës gërshetohet mrekullisht me natyrën e saj dhe peizazhet përrallore ku dallgët e Jonit vallëzojnë mbi shkëmbinjtë. Fshati bregdetar Lukovë është një nga destinacionet turistike më të preferuara përgjatë gjithë sezonit veror, pasi vija e saj bregdetare është ende e paprekur dhe e pazbuluar masivisht.

Facebook
LinkedIn
Email
X