Razma

Vetëm 45 minuta teksa lë pas Shkodrën, arrin në fshatin Razëm. Bukuritë natyrore do të filloni t’i shijoni që në udhëtimin nëpër rrugët e ngushta që gjarpërojnë mes maleve. Malet, pyjet dhe lumenjtë krijojnë një horizont të pazakontë plot bukuri dhe energjidhurues.

Në disa zona të Razmës mund të gjeni disa shtëpi pushimi në mes të pyjeve me pisha, të cilat rrethohen nga majat e larta të alpeve shqiptare. Ky destinacion është ndër më të preferuarit nga turistët vendas e të  huaj, të cilët grishen prej natyrës së virgjër si në përrallë, ajrit të pastër dhe mikpritjes së banorëve të fshatit, që e kanë promovuar Razmën si një vend të preferuar për të kaluar jo vetëm ditët e nxehta të verës, por për ta vizituar në çdo stinë.

Facebook
LinkedIn
Email
X