Shishtaveci, është fshati turistik 30 km larg Kukësit, një margaritar natyror, i cili vitet e fundit është ndër destinacionet më të preferuara të turizmit malor. Stina e dimrit, e cila e vesh fshatin me bardhësi është periudha më e bukur për të vizituar Shishtavecin.
Peizazhet e veçanta, kullotat e gjelbëruara alpine, pyjet dhe monumentet e natyrës, si Guri i Mëngjesit, Guri i Shqipes, Liqeni Novosejit, Mali i Kallabakut apo Bjeshkët e Shishtavecit, janë disa nga atraksionet natyrore magjepsëse të fshatit Shishtavec.
Bjeshkët e Shishtavecit gjatë stinës së dimrit janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sportit të skive.