Kalaja e Elbasanit

Në zemër të qytetit ndodhet Kalaja e qytetit (Skampis). Është ndërtuar në  periudhën e perandorit Deoklician, në fund të shek. III e.s. Rindërtohet në shek. XV (1466) nga Sulltan Mehmeti II dhe merr emrin  “Ijl-basanˮ, që do të thotë “Vendshtypësˮ. Është kalaja fushore më e madhe në territorin shqiptar.  Ka një sipërfaqe prej 10 ha, me  4 porta hyrëse dhe 26 kulla. Ajo ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me përmasa 308 x 348 m. Ka qenë e rrethuar nga një kanal rreth 4 m i thellë, i cili mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës.

Facebook
LinkedIn
Email
X