Kisha e Shën Mërisë është ndërtuar në 1833 me kontributin e banorëve të kalasë. Ajo është ndërtuar mbi një kishë më të vjetër, që i përket shek. XVII, e cila është djegur në vitin 1819. Shumë interesant në këtë kishë është ikonostasi i gdhendur nga 40 mjeshtra, të cilët punuan 10 vjet.


