Kulla e Sahatit

Është ndërtuar më 1899 me kontributin e qytetarëve të Elbasanit. Mendohet të kenë ekzistuar edhe dy kulla sahatesh të tjera. E para e shek. XVII dhe tjetra më e vonshme, me ndërtim  prej druri. Kjo e fundit është  e vizatuar nga Eduart Lear më 26 shtator 1848. Kulla e sahatit ka  një planimetri katrore 4,05 x 4,09 m, me lartësi 19,45 m. Këmbana e kullës është e zbukuruar me motive bimore dhe mendohet të jetë e ndonjë kishe

Facebook
LinkedIn
Email
X