Shtëpia Muze e Vëllezërve Frashëri në fshatin Frashër të Përmetit. Shtëpia e cila është shpallur monument kulture i kategorisë së I-rë është e përbërë prej 10 dhomash. Kjo shtëpi muze është ndërtuar në vitin 1974 mbi rrënojat e banesës së vjetër të shkatërruar. Ajo u rikonceptua si një përmbledhje e historikut të zonës, e veprimtarisë së tre rilindasve dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare.