Xhamia e Et’hem Beut është e vetmja nga tetë xhamitë e shekujve XVIII-XIX që ka mbijetuar në Tiranë. Ndërtimi nisi në vitin 1794 nga Molla Beu dhe u përfundua nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, në vitin 1821, duke përfshirë edhe zbukurimet dhe minaren. Ajo ka një sallë lutjesh me kupolë plumbi, portik në formë “L” për faljen e vonuar dhe dritare të shumta që krijojnë një atmosferë mistike.