Pallati i Kongreseve

Ndërtuar në vitet ’80 si shprehje e fuqisë së regjimit komunist, Pallati i Kongreseve është sot një nga hapësirat më të mëdha kulturore dhe multifunksionale në Tiranë. Arkitektura e tij është frymëzuar nga ndërtimet tradicionale shqiptare të Gjirokastrës, Beratit dhe kullave të veriut, duke ruajtur një identitet të veçantë kombëtar.

Me një sallë kryesore prej 2,100 vendesh dhe disa salla të vogla për forume dhe takime, ky pallat ka qenë dikur vendi ku zhvilloheshin kongreset e Partisë, ndërsa sot mirëpret koncerte, festivale, konferenca dhe ngjarje ndërkombëtare.

I vendosur në një zonë qendrore, pranë Muzeut Arkeologjik dhe Stadiumit Kombëtar, Pallati i Kongreseve përfaqëson një ndërthurje të historisë me jetën moderne kulturore të qytetit.

Facebook
LinkedIn
Email
X