Kisha Unite Lindore e Shën Pjetrit

Kisha Unite Lindore e Shën Pjetrit ështëndërtuar më 1928. Kisha katolike u ndërtua me inisiativën e një  prifti ortodoks, i ndihmuar nga italianë. Pranë saj u ndërtua dhe një shtëpi komode, për strehim të priftërinjve dhe të murgeshave. Kjo kishë nga pikëpamja administrative varej nga Peshkopati i Shkodrës. Në këtë kishë në fillim meshuan dy priftërinj ortodoksë, të cilët ishin në shërbim të Papës së Romës. Priftërinjtë e tjerë që kanë shërbyer kanë qenë katolikë. Kjo kishë është e vetmja në vendin tonë në llojin e saj.

Facebook
LinkedIn
Email
X