Bektashizmi, një besim mistik islam i themeluar në shekullin XIII, ka selinë botërore në Tiranë që nga viti 1925, pas mbylljes së teqeve në Turqi. Pas periudhës së ndalimit gjatë regjimit komunist, bashkësia u ringjall në vitin 1991 dhe selia u rihap me rastin e Sulltan Nevruzit.
Në Kryegjyshatën Botërore ndodhet Muzeu Bektashian, i hapur në 2015, që prezanton historinë dhe traditat e Bektashizmit përmes dokumenteve, objekteve dhe stendave tematike. Muzeu përfshin edhe ambiente si Oxhak, Ashurja dhe Pelegrinazhi, duke promovuar tolerancën dhe harmoninë fetare.

