Muzeu Arkeologjik Kombëtar, i hapur më 1 nëntor 1948, është muzeu i parë i themeluar pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht arkeologjik-etnografik, ai u profilizua si muze arkeologjik në vitin 1976.
Sot, muzeu ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të historisë së lashtë shqiptare nga epoka prehistorike deri në antikitetin e vonë – përmes objekteve të çmuara të zbuluara në të gjithë territorin e Shqipërisë. Një ndalesë e domosdoshme për ata që duan të kuptojnë rrënjët e qytetërimit në këtë pjesë të Ballkanit.