Sarajet e Toptanasve

Ndërtuar në vitet 1833-1840, Sarajet e Toptanasve janë një nga pakët sarajet feudalë të ruajtura në Shqipëri. Me arkitekturë tradicionale dhe elemente unike si “Hamamxhiku” një hamam privat brenda banesës, këto saraje dëshmojnë jetën dhe zhvillimin ekonomik e social të Tiranës në shekullin XIX.

Sarajet kanë shërbyer edhe si seli diplomatike në vitet ’20 dhe sot janë monument kulture i kategorisë së parë, duke ruajtur me krenari historinë e një epoke të rëndësishme të qytetit.

Facebook
LinkedIn
Email
X