Stacioni Ad Quintum (sit arkeologjik)

Stacioni Ad Quintum është ndërtuar në shek. II përgjatë rrugës Egnatia, për t’i shërbyer udhëtarëve si banjo dhe vend pushimi (terma e mutatio). Termat zënë një sipërfaqe të kufizuar prej 130 m² të llogaritura për pak persona, por përmbajnë të gjitha kthinat kryesore: dhoma e zhveshjes (apodyteri ) ambienti i ngrohtë (tepidori) ambienti i nxehtë dhe ai me ujë të ftohtë (frigidari). Ndodhet 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Bradashesh.

Facebook
LinkedIn
Email
X